E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kush është ish-banorja e Big Brother VIP 2 që e thërret Luizin ‘biri’?

Luiz Ejlli dhe Valbona Mema krijuan një marrëdhënie të mirë kur ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo vijoi mbështetjen për Luizin edhe jashtë shtëpisë dhe gjithmonë thoshte se ai do ishte fituesi i këtij edicioni të reality show-t.

Nga ana tjetër, këngëtari i dashur për publikun thoshte se në dasmën e tij me Kiara Titon, Mema do të ishte jo vetëm e ftuar por edhe do të këndonte.

Duket se marrëdhënia mes tyre është e mirë dhe ata takohen me njëri-tjetrin. Valbona ka postuar ditën e sotme një fotografi ku shfaqet së bashku me Luizin. “Biri”, shkruan këngëtarja krahas fotos që shfaqet duke puthur në faqe Ejllin.

Ky i fundit ende nuk e ka ripostuar këtë imazh në “Instastory”-in e tij, por siç thotë edhe ai vetë, ‘nuk merr vesh shumë nga “Instagram”’./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit