Deputeti Enkelejd Alibeaj pas dorëheqjes për drejtimin e Partisë Demokratike i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se ky i fundit ka marrë sot para nga Edi Rama.
Alibeaj në ‘Facebook’ shkruan se edhe pse Berisha u bojkotua masivisht nga demokratët vazhdon të hedhë baltë për t’i mbijetuar katastrofës elektorale, ku shton se ky i fundit i duhej Ramës për të justifikuar korrupsionin e qeverisë së tij.
Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.
Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta.“, shkruan Alibeaj në reagimin e tij./btvnews.al