Sëmundjet degjenerative nervore mund të vjedhin jo vetëm lëvizshmërinë, por edhe aftësinë për të komunikuar.
Është vlerësuar se 90% e personave me sklerozë amiotrofike, e njohur më shpesh si Sëmundja e Lou Gehrig do të vuajnë një formë të dëmtimit të të folurit.
Por, megjithatë pritet që shumë shpejt Apple t’u garantojë këtyre personave një iPhone i cili mund të jetë në gjendje t’u japë atyre aftësinë për të komunikuar me të dashurit me zërin e tyre.
Më 18 Maj, Apple ka njoftuar një koleksion të veçorive të reja të iPhone, iPad dhe Mac, duke përfshirë mundësinë që iPhone ose iPad-i juaj të përdorë aplikacionin Magnifier për të lexuar çdo tekst që shkruani.
Kjo risi e iPhone do mbajë emrin “Personal Voice” ose “Zëri personal”. Kjo do të thotë se në vend të zërave të parapërgatitur si Siri, do të përdoret një version që sinkronizohet me zërin tuaj për të përcjellë çdo tekst që doni./btvnews.al