Një operacion antidrogë i zhviluar në Itali ka vënë në pranga një 47-vjeçar nga Shqipëria. Medfiat vendase bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar pasi është kapur duke trafikuar drogë sintetike drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë.
Mësohet se ai e fshihte drogën brenda disa zbukurimeve në formën e Buddhës si edhe brenda disa arinjve prej pelushi, të cilat më pas dërgoheshin mijëra kilometra larg.
47-vjeçari paguhej përmes transfertave bankare ose me kriptovaluta për lëndët narkotike që shiste, ndërsa i gjithë operacioni kryhej në bashkëpunim me një argjendar i cili ruante drogën në laboratorin e tij në Varese.
Ndërkohë vijon operacioni për të zbuluar personat e tjerë që mund të kenë lidhje me 47-vjeçarin identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije./btvnews.al