E hënë, 25 Nëntor, 2024

VIDEO – Këtë vit qershia e Dibrës do t’i mungojë tregut

Temperaturat e ulta gjatë muajit Prill dhe moti me lagështi gjatë muajit Maj ka bërë që në Dibër të dëmtohet thuajse e gjithë sipërfaqja e mbjellë me Qershi.

Fermerët e kësaj zone nuk presin prodhim për këtë vit pasi sipas tyre është dëmtuar rëndë nga moti i paqëndrueshëm gjatë gjithë muajit Prill dhe gjysmës së parë të muajit Maj.

Fermeri Hamzi Rama thotë se shkak i dëmtimit janë bërë ngricat që u shfaqën gjatë periudhës së lulëzimit të qershisë por edhe shiu i rënë thuajse pa ndërprerje në 2 javët e para të muajit Maj. Sipas tij, thuajse 90% e sipërfaqeve me pemë frutore qershi janë dëmtuar, duke shkaktuar pasoja të mëdha ekonomike tek fermerët.

Veç prodhimit, fermerët kanë frikë se po ju dëmtohen edhe pemët për shkak se dëmtuesit po i sulmojnë dhe është e vështirë parandalimi pasi ka reshje shiu thuajse çdo ditë.Mundësia më e madhe për prodhim qershie në Dibër është për qershitë e vona të cilat janë në sipërfaqe shumë të vogëla./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit