E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

E tregonte me mburrje në rrjetet sociale se ishte arratisur, i riu arrestohet sërish nga policia

Një 24 vjeçar nga Sardenja kishte disa javë që ishte i arratisur dhe mburrej për këtë në Facebook, duke u tallur me policinë dhe duke e krahasuar veten me Totò Riina.

Mediat vendase shkruajnë se guximi i tij nuk zgjati shumë dhe i arratisuri u arrestua në Olbia nga karabinierët, të cilët e identifikuan ndërsa po ecte nëpër rrugët e qendrës.

24-vjeçari duhet të vuajë një dënim prej 4 vjet e 9 muaj pasi ka torturuar me shkop një shokun e qelisë në burgun e të miturve Quartuciu dhe më pas i ka vënë zjarrin mobiljeve për të krijuar kaos dhe tentativë për t’u arratisur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit