E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

Fitorja për herë të parë në Shkodër, Rama: Sfida më e madhe që më është bërë mua dhe PS

Fitoren e socialistëve në Bashkinë e Shkodrës si dhe të këshillit bashkiak në këtë qytet, Kryeministri Edi Rama e konsideron si sfidën më të madhe që i është bërë.

Nga Shkodra, për të bërë turin e falenderimit për fitoren e PS në Shkodër, Rama foli për votuesit që i dhanë fitoren socialistëve në këtë qytet.

“Falenderim nga zemra për të gjithë ata që në 14 Maj dolën votuan Benetin dhe votuan PS. Për herë të parë jemi forcë e parë politike në këshillin bashkiak. Dua të falenderoj edhe ata që nuk dolën të votojnë duke e parë të pamundur që të votojnë për Benetin dhe për ne por duke e vlerësuar si të pamundur për të dalë për të votuar përsëri për ata që përsëri u kthyen jo vetëm në zhgënjim por në një njollë për gjithë demokratët shqiptarë.

Dua t’ju them të gjithëve që unë për veten time këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe i është bërë PS. Patëm dhe një debat me mamicën, për ju është Elisa, për punën e zemrës. Sepse unë mendoj që vota e Shkodrës ka qenë përtej votës së socialistëve, përtej votës së atyre që e kanë votuar tradicionalisht, ka qenë një votë me mendje më shumë se sa me zemër dhe kjo është pjesa më e rrezikshme e kësaj vote“, tha ndër të tjera Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit