E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Humb jetën roja i ambasadës së Malit të Zi në Tiranës, Policia jep detajet për ngjarjen

Punonjësi i sigurisë së ambasadës së Malit të Zi në Tiranë, ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Ngjarja është bërë e ditur nga Policia e Tiranës, e cila në një njoftim për mediat sqaron se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, sqarojnë blutë e kryeqytetit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit