Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë marrë sot zyrtarisht detyrën dhe kanë bërë betimin.
Pas ceremonicë në të katërta komunat, ka reaguar drejtori për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, cili u shpreh se me emërimin e kryetarit të ri për Mitrovicën e Veriut, ka nisur “pushtimi i veriut”.
Petkoviç u tha gazetarëve se kjo është arsyeja pse presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, të cilin e paralajmëroi për sjelljen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe mbi faktin incidente dhe provokime që mund të ndodhin në këtë zonë mund të kthehen në një krizë të madhe, më e madhe se ato të ndodhura deri tani.
“Vuçiç i tha Lajçakut se Albin Kurti dëshiron t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe se ata ndoshta do të fillojnë një luftë”, tha Petkoviç, i cili shtoi se Vuçiç i bëri thirrje popullit serb për paqe dhe të mos reagojë ndaj provokimeve./btvnews.al