E martë, 3 Dhjetor, 2024

Reperi i njohur përfundon në polici, akuzohet se kërcënoi një person me armë zjarri

Reperi i njohur, Mozzik, ka përfunduar në polici dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri.

Pas marrjes në pyetje nga policia, Mozzik është liruar. Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka ngritur dy akuza kundrejt reperit. Teksa hetimet po zhvillohen lidhur me këtë rast, arma të cilën reperi e posedonte me leje, është sekuestruar nga Policia.

Mozzik e ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, teksa ka theksuar gjithashtu se armën nuk e ka përdorur fare.

Por nga ana tjetër kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, sipas mediave në Kosovë ka deklaruar se janë dhënë dy dëshmi të ndryshme lidhur me përdorimin e armës.

“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi kanosja nuk ka qenë e atij niveli shumë serioz. Kanosja ka ekzistuar mirëpo nuk ka qenë me seriozitet për rrezik se mund të përsëritet, prandaj nuk është ndaluar. Arma me leje është sekuestruar. Dy dëshmi i kemi lidhur me rastin dhe hetimet janë duke vazhduar në këtë drejtim”, është kjo deklarata e tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit