DASHI- Çdo gjë do e merrni me buzëqeshje gjatë kësaj dite prandaj do kaloni edhe ndonjë problem të vogël që mund t’iu dalë. Ditë shumë euforike do jetë kjo edhe për ju që jeni në një lidhje.
DEMI- Sot nuk do jetë aspak nevoja që dikush t’iu shpjegojë diçka sepse do e kuptoni gjithçka me shikim të parë. Këtë dhunti do ua adhurojnë që të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do jeni realiste dhe do i zgjidhni menjëherë edhe ndonjë konflikt të vogël që do ju dalë.
BINJAKËT- Disa takime me persona të huaj do ju sjellin ndryshime në jeta sot. Nëse keni një lidhje zemra do ju rrahë edhe më fort. Partneri do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë ta adhuroni më shumë jetën pranë tij.
GAFORRJA- Gjatë kësaj dite do ju duhet të merrni vendime në çdo sektor edhe pse herë pas here mund t’iu duket se nuk është momenti i përshtatshëm. Ka rrezik që jeta juaj në çift të ndërlikohet tej mase dhe ju do t’i kërkoni partnerit ndarje të përkohshme.
LUANI- Do jeni shume të qeshur sot dhe do e merrni çdo gjë me optimizëm. Vendosmëria dhe organizimi do jenë dy pika të forta. Për të dashuruarit do jetë ditë e qetë, pa probleme, por edhe pa pasion të madh.
VIRGJËRESHA- Ditë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në shumë raste do bëni ju gabime me sjelljen. Nëse keni një lidhje partneri do jetë i gatshëm t’iu dashurojë pa dorashka dhe t’ua shprehë ndjenjat pafund, por duhet që ju ta lejoni.
PESHORJA- Mos kërkoni gjithë kohës t’iu mbushni mendjen të tjerëve se keni të drejtë sepse vetëm sa do i ndërlikoni gjërat. Nëse keni një lidhje do jeni të shpërqendruar dhe do bëni gjëra të gabuara për të cilat do pendoheni menjëherë.
AKREPI- Kjo do jetë një ditë e mbushur me rreziqe, por ju do jeni aq të zotët sa do t’i kaloni pa ndonjë problem të madh. Pozitivizmi dhe largpamësia do ju shoqërojnë gjithë kohës.
SHIGJETARI- Besoni tek vetja dhe tek sharmi juaj sot sepse ato do ju nxjerrin edhe nga situatat delikate në të cilat mund të futeni. Ju të dashuruarit do tundoheni tej mase nga një person dhe ka rrezik ta tradhtoni atë që keni në krah.
BRICJAPI- Hëna do ju shtojë dëshirën për t’ia mbathur e për të bërë diçka ndryshe sot. Lëreni veten të lirë dhe ndiqni zemrën pasi nuk keni për t’u zhgënjyer. Ju që jeni në një lidhje do dashuroheni pa dorashka dhe në çdo moment do përjetoni kënaqësi të veçanta.
UJORI- Sot do jeni më të vendosur për të vendosur rregull në jetën tuaj dhe nuk do ndaleni para asgjëje. Mund të fillojnë të marrin jetë edhe disa projekte shumë të dëshiruara.
PESHQIT- Sot nuk do humbisni asnjë minutë kohë për të vënë në zbatim projektet e menduara prej kohësh. Në disa momente padurimi do ju prishë punë. Nëse jeni në një lidhje partneri mund të mërzitet me ju sepse do ju shohë shumë pak për shkak të angazhimeve që keni./btvnews.al