Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj Sali Berishës, të cilin e quan si humbësin e madh të 14 majit që është zhytur në disfatë.
Sipas Alibeajt, shqiptarët e dinë se Berisha është përcarësi i opozitës që nuk bëri gjë tjetër veçse solli disfatë.
REAGIMI I PLOTË I ALIBEAJT
Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore.
Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak.
Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës./btvnews.al