Këngëtarja e njohur, Greta Koçi ka rrëfyer se ajo prej 4 vitesh është e martuar dhe prej shumë kohësh e ka mbajtur sekret.
Ajo tregoi se një mashkull i ka vjedhur zemrën, por ka preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij pasi artistja thotë se do që ta mbajë private familjen duke qenë se partneri i saj nuk i përket botës së showbizit.
Në “Kurthin e Piter Pan”, Koçi thotë se ata janë si dy shokë dhe se e mbështesin njëri-tjetrin.
Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëjë diçka ndoshta të ardhmen. Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së showbizit, kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë. Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Jetojmë në Amsterdam. Koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu.
Është shqiptar apo i huaj?
Shqiptar.
Ku e gjete dhe ku të gjeti?
U gjetëm Alketa. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy, mbështesim njëri-tjetrin./btvnews.al