E martë, 8 Prill, 2025

Goditet grupi që shpërndante kokainë në Tiranë, policia arreston 5 persona dhe sekuestron 2.5 kg

2.3 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës, teksa në pranga përfunduan 5 persona.

Të arrestuarit janë  Donald Muhamuçi 31 vjeç, Ermal Lamaj 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe Kostaq Murtaj 29 vjeç, Olsi Mylka 34 vjeç, dhe Shemsi Proda 30 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Policia sqaron se arrestimi i tyre u krye nga agjentët e antidrogës të cilët ndërhynë në momentin që trafikantët do shisnin sasinë e kokainës në zonën e ‘Kodrës së Diellit” në kryeqytet.

Lënda narkotike me peshë 2.3 kilogramë ishte futur në një çantë, që tashmë është sekuestruar nga uniformat blu.

Nga hetimet rezulton se 5 të arrestuarit ishin banues në Sarandë, nga ku kishte ardhur dhe sasia e kokainës.

Pasi vinin në Tiranë ata e shisnin atë në zona të ndryshme në kryeqytet, me vlerë 30 mijë Euro për kilogram./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit