E martë, 3 Dhjetor, 2024

Kjo është sëmundja numër 1 që kërcënon gratë në mbarë botën

Mund të keni menduar që kanceri i gjirit apo ndonjë sëmundje tjetër gjinekologjike të konsiderohej kërcënimi kryesor për jetën e grave.

Megjithatë, provat kanë treguar se sëmundjet e zemrës janë ato që vrasin më shumë.

Sipas të dhënave më të fundit, siç rekomandohet nga kardiologët e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë dhe me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit, gratë nuk duhet të neglizhojnë kontrollin e presionit të gjakut, me qëllim parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjet në tru.

Gratë që nuk kanë shfaqur probleme gjatë shtatzënisë dhe që nuk kanë persona me probleme me zemrën në familje duhet të nisin matjen vjetore të presionit të gjakut duke nisur nga mosha 50 vjeç, ose kur hyjnë në menopauzë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit