Ish-banorja e “Big Brother VIP” Jori Delli tregoi disa detaje pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku zbuloi marrëdhënien që ka me çiftin Ejlli. Ajo tha se me Luizin janë takuar pas BBV, por nuk kanë marrëdhënie të ngushtë.
“Nuk jam bashkë me Luizin. Kur kam qenë brenda nuk e kam ngacmuar fare. Pse si merrni ato klipet kur i them e kam si vëlla. Nuk flas, por e pashë dje për herë të parë tek takimi. Bëmë disa muhabete”, tha ajo.
Ndërsa për Kiarën tregoi se nuk kanë folur dhe shtoi se i ka shkruar njëherë dhe moderatorja i ka kthyer përgjigje shumë shkurt, si për ta injoruar.
“Me Kiarën nuk kam marrëdhënie. Nuk i kam dot me zor me njerëzit. Pasi i shkruajta më ka kthyer përgjigje shumë më mbrapa dhe shkurt. Por them se janë shumë të ngarkuar me punë”, u shpreh ajo./btvnews.al