E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

VIDEO – Homesh, fshati që rinia ka ikur dhe mbahet nga të moshuarit

Ashtu si në shumë fshatra të tjerë edhe në Homesh të Njësisë administrative Shupenzënë Bashkinë e Bulqizës fenomeni i largimit masiv të të rinjëve është evident.

 

Në lagjen “Manjani” të fshatit Homesh që dikur jetonin mbi 30 familje, aktualisht nuk jetojnë as dhjetë. Të vetmin banor që takuan ishte 84 vjeçari Xhetan Manjani.

Ai na tregon se lagjja është braktisur masivisht sidomos nga të rinjtë. Xhetani është baba i 9 fëmijëve, por në shtëpi nuk ka asnjë. Sipas tij, të rinjtë janë detyruar të emigrojnë pasi nuk kanë mundur ta ndërtojnë jetën në këtë fshat edhe pse ka shumë resurse.

Rruga deri në qendër të fshatit është e asfaltuar, ujë vaditës dhe ujë të pijshëm ka fshati, por mundësia e punësimit është zero.

84 vjeçari Xhetan Manjani tregon se dikur fshati gumëzhinte nga të rinjtë por edhe bagëtija e cila ishte me shumicë, ndërsa sot në fshat nuk gjen as të rinj e as bagëti për shkak të braktisjes masive.

Sipas Xhetan Manjanit shpresa për rikthimin e të larguarve ka humbur pasi ata e kanë ndërtuar tashmë jetën në vendet ku jetojnë e punojnë prej shumë vitesh./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit