E diel, 24 Nëntor, 2024

Akuzat e Berishës për 14 majin, nënkryetarja e KQZ flet për verifikimin post zgjedhor

Nënkomisionerja Qendrore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku ka folur sot në lidhje me pretendimet dhe akuzat e kreut të PD-së Sali Berisha për manipulim të votimit elektronik në Kamzë dhe kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për pajisjet.

Pelinku thotë se është në interes të KQZ të kryhet një verifikim i pretendimeve. Ajo shtoi edhe se këtë verifikimin e parashikon dhe Kodi Zgjedhor, ku një pjesë e pajisjeve të votimit elektronit, riprovohen nga KQZ nëse ato kanë funksionuar në rrregull.

“Karshi deklaratave të palëve, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrimin të bëjë transparencën. Ajo që unë mendoj që garancia që ofron Kodi Zgjedhor në përcaktimet e tij, është verifikimi post zgjedhor. Kjo ka qenë teknologji që është përdorur dhe në dy zgjedhjet e kaluara. Pavarësisht se nuk ka pasur kontestim, KQZ ka detyrimin të kryejë verifikimin post zgjedhor, duke zgjedhur në mënyrë rastësore një përqindje të caktuar të pajisjeve dhe duke i verifikuar. Verifikimi ka rezultuar korrekt.

Por kemi një kontekst të ri, kemi pasur një 10-fishim të qendrave të votimit, ku kjo teknologji është aplikuar. Parë dhe nga numri i lartë i pretendimeve që kanë ngritur palët në raport me proceset e kaluara, mendoj që KQZ nuk ka rrugë tjetër veçse të bëjë transparencën në lidhje me këto pretendime. Kur flas për transparencë, paanësia e këtij verifikimi, është paanësi që do t’i siguronte integritet procesit të verifikimit”, tha Pelinku. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit