Italia e nisi me fitore Kupën e Botës për 20-vjeçarët. Suksesi 3 – 2 u arrit ndaj Brazilit në sfidën e zhvilluar në turneun që po mbahet në Argjentinë.
Italianët realizuan golat e tyre në pjesën e parë. Brazilianët edhe pse u përpoqën të kthenin situatën nuk mundën me 2 golat e shënuar gjatë pjesës së dytë.
Italia është në krye të Grupit D në të njëjtën kuotë pikësh me Nigerinë, që mundi me rezultatin 2 – 1 Republikën Domenikane në ndeshjen e parë. /btvnews.al