E diel, 24 Nëntor, 2024

Gjykata e Posaçme la në burg Fredi Belerin, reagon Ministria e Jashtme greke: Fyen…

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Në një reagim të ministrisë greke thuhet se vendimi i sotëm është fyerje për perceptimin publik për drejtësinë.

“Zgjatja e arrestimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryebashkiak i Himarës fyen perceptimin publik të drejtësisë dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke.

Beleri, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi akuzohen për korrupsion me blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Sipas akuzës, Fredi Beleri është filmuar duke blerë 8 vota për 40 mijë Lekë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit