E diel, 24 Nëntor, 2024

Meta gjobitet me 1,2 miliardë euro për shkelje të ligjit të BE-së

Kompania mëmë e Facebook Meta është dënuar me një gjobë rekord prej 1,2 miliardë euro (1,29 miliardë dollarë) për shkelje të ligjeve të BE-së që lidhen me të dhënat, njoftoi sot autoriteti irlandez i mbrojtjes së të dhënave DPC.

Rasti ka të bëjë me përfshirjen e Facebook në përgjimin masiv nga agjencitë e shërbimeve sekrete anglo-amerikane, që u zbulua nga sinjalizuesi amerikan Edward Snowden.

“Kompania ka kishte shkelur Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR)”, tha DPC.

DPC është autoriteti kombëtar i pavarur përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave të individëve në BE si një e drejtë themelore.

Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim fillestar nga Meta apo sipërmarrësi, Mark Zuckerberg. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit