E enjte, 28 Nëntor, 2024

Meta mbledh Kryesinë për herë të parë pas humbjes në zgjedhje: Do vijojmë me kontestimet e rezultatit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e partisë për herë të parë pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Meta tha se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të vijojë me kontestimet e rezultateve në bashki të ndryshme ku sipas tij është ndryshuar vullneti i qytetarëve.
“Është bërë ndaj qytetarëve gjatë zgjedhjeve. Dhjetëra miliona euro u ndanë si bonuse. Kuti e fundit e Rrogozhinës bëri të përmbysej vullneti i qytetarëve nga ata të cilët ishin të marrë peng në burgje.
Është detyra jonë të vazhdojmë kontestimin ligjor të çdo rezultati që ka shkelje. Do përgatitemi të rikthejmë zërin e opozitës në pushtetin vendor, një zë që nuk ekzistonte për 4 vite.
Përfaqësues të opozitës dhe të PL-së tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, të përgatitemi që llogaridhënia dhe transparenca të nisë që në ditën e parë. Të nisë transparenca në lidhje me buxhetin e shkuar të bashkive.”, deklaroi Meta./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit