Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka këmbëngulur se qyteti Bakhmut nuk është i pushtuar nga Rusia pasi një grup merecenar i mbështetur nga Moska kishte marrë kontrollin. Zelensky e bëri deklaratën gjatë një fjalimi të tij në një vizitë në Hiroshima në samitin e G7.
Më parë, themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, kishte shpallur fitoren në Bakhmut.
Presidenti i Ukrainës, Zelensky në një konferencë për shtyp ditën e fundit të samitit, refuzoi që të japë detaje teksa tha se qyteti Bakhmut, ku po zhvillohen beteja të gjata dhe të përgjakshme që nga muaji Gusht, nuk është pushtuar nga Rusia.
“Nuk ka dy ose tre interpretime të atyre deklaratave,” shtoi ai, pas konfuzionit të mëhershëm rreth vërejtjeve të tij për statusin e qytetit.
Sjellim në vëmendje se përmes një videoje, Prigozhin i Wagner pretendoi se luftëtarët e tij, të cilët kanë udhëhequr sulmin rus në Bakhmut kishin kontrollin e plotë të qytetit.
Zelensky e krahasoi Bakhmutin me Hiroshimën, e cila u godit nga një bombë atomike në Luftën e Dytë Botërore, duke premtuar një rindërtim të ngjashëm të vendit të tij.