Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan.
Policia njofton se dy automjete janë përplasur mes tyre, dhe viktimë ka mbetur shoferi 55-vjeçar me iniciale Sh.K..
Po ashtu është plagosur dhe pasagjerja V.K. që udhëtonte në të njëjtën makinë. Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./btvnews.al