E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Akullorja me produkte luksoze më e shtrenjtë në botë futet në librin e Guinnes, kushton 6 mijë e 696 dollarë për një racion

Një akullore në Japoni ka hyrë në librin e rekordeve Guinnes. Një kompani japoneze e akullores ka mbledhur disa nga përbërësit më të rrallë dhe më luksoz dhe i ka kthyer ato në akulloren më të shtrenjtë në botë, me një çmim të madh prej 6,696 dollarë për racion.

Ky çmim nuk është dëgjuar kurrë më parë, ndaj kjo ëmbëlsirë është regjistruar në librin e rekordeve Guinnes. Marka japoneze Cellato arriti të bënte akulloren më të shtrenjtë në planet.

Akullorja është bërë nga tartufi i bardhë i rritur në Alba, një delikatesë e rrallë që një gjysmë kilogrami kushton rreth 6,905 dollarë. Përmban një lloj djathi Parmigiano Reggiano dhe sake lees, një nënprodukt i prodhimit japonez sake alkoolik.

Cellato thuhet se po planifikon të nxjerrë produkte me kombinime të tjera përbërësish luksoz, si shampanjë dhe havjar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit