Gazetari Bledi Mane i është përgjigjur ashpër deklaratave të këngëtares, Nita Latifi, e cila në një intervistë tha se nuk do lidhej kurrë me një tip si ai.
Kaq ka dashur ish-banori tjetër i BBV, i cili puthë në buzë dhe u martuan gjatë një loje gjatë spektaklit, dhe ka shpërhtyer kundër saj.
Ai quan një “mosmirënjohëse amatore” dhe thotë se kur hyri në Big Brother e gjeti në frigorifer bashkë me suxhukët.
“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta sunxhuk, djathë, avokado dhe Nitën.
Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt.
Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur sërish në frigorifer. Lutu për Nitën”, shkroi ai./btvnews.al