Kiara dhe Luizi vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut edhe pse tani po shijojnë dashurinë në privatësi.
Dyshja tashmë duken bashkë në çdo festë dhe moderatorja ngjitet dhe në skenat ku Luizi performon në lokalet e natës.
Së fundmi ata ishin të ftuar në një ceremoni martësore, ku kanë ndarë disa pamje nga festa dhe nuk kishte si të mungonte dhe një foto e tyre në Instagram. Ishte Luizi ai i cili publikoi një foto me Kiarën ku krahas saj shkroi: “Lum si Kiara”- duke i bashkangjitur një emoji me shkelje syri.
E ndërsa në sektorin e komenteve dyshja ka marrë komplimenta të pafundme nga miq dhe fansa, ai që ra më së shumti në sy ishte i këngëtares Vesa Luma.
Këngëtarja duket se i ka sugjeruar çiftit që ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër stad, pra të krijojnë një familje.
“Permbylleni vitin tamam (me nje gocë) dhe jepi vulen ktij muhabeti”, shkroi Vesa Luma dhe ky koment i saj mori mbi 6000 pëlqime duke lënë të kuptohet se të gjithë ndjekësit janë dakord me mendimin e këngëtares./btvnews.al