Situata e përmbytjeve në Itali vijon ende të mbajë të bllokuar mijëra familje. Dëmet janë të shumta në Emilia-Romagna, por qytetarët po përballen edhe me valën e rritjen e çmimeve.
Tregtarët kanë nisur abuzimet, duke rritur çmimet e mallrave dhe materialeve bazë që lidhen me emergjencën e vazhdueshme të përmbytjeve si çizmet, lopatat, dorezat, xhaketat dhe kostumet e papërshkueshme nga uji.
Diçka e tillë ka nxitur një kontroll të rreptë nga policia për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu kundërvënë një fenomeni spekulative.
“Autoritetet kompetente u është kërkuar nga administrata komunale për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu kundërvënë një dukurie spekulative të bërë edhe më serioze nga fakti se mbivendoset me një katastrofë të paprecedentë për zonën e Forlit”, thuhet në një deklaratë./btvnews.al