Një 26-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati ku ishte duke punuar në rrugën “Besnik Hidri” në Tiranë.
Policia bën me dije se 26-vjeçari me iniciale E.H është lënduar dhe për pasojë ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al