E premte, 22 Nëntor, 2024

Whatsapp ka gati ndryshimet e reja, tashmë mund të redaktoni mesazhet që keni nisur brenda 15 minutash

Rrjeti social që është më popullori për mesazhet, Whatsapp ka gati disa ndryshime sa i përket bisedave. Sipas zyrtarëve të kompanisë, shumë shpejt përdoruesit do të lejohen që të editojnë apo modifikojnë mesazhet që kanë dërguar tek bashkëbiseduesit.

Deri tani bëhet me dije se WhatsApp do të lejojë që mesazhet të modifikohen deri në 15 minuta pasi janë dërguar.
Nëse nuk jeni në gjendje që t’i modifikoni deri në 15 minuta, ky opsion nuk do të jetë i mundur. Sipas kompanisë, këto ndryshime do të jenë gati në javët e ardhshme.
Por Whatsapp duket se është shumë mbrapa, pasi një veçori e tillë ekziston aktualisht në aplikacionet rivale si Telegram dhe Signal./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit