E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ishte dënuar për trafik droge dhe i dëbuar nga Italia, 40-vjeçari rikthehet dhe arrestohet në Ankona

Një 40-vjeçar shqiptar i dënuar me 2 vite e 4 muaj burg për trafik droge dhe i dëbuar nga Italia, është arrestuar ditën e djeshme në Ankona.

Sipas mediave vendase, edhe pse autoritetet e kishin dëbuar shqiptari kishte arritur që të kthehej në vend në mënyrë ilegale.

Pavarësisht se ai ishte përpjekur që t’u fshihej autoriteteve, ato kishin arritur të siguronin informacion për rikthimin e tij dhe ishin duke e vëzhguar.

Ai u kap pas disa kohësh kërkime dhe aktualisht ndodhet në burgun e Montacutos, në Ankona, ku pritet të dalë para gjykatës dhe të dëbohet sërish./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit