Shumë zhvillime në kampin blu! Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis rikthimin në politikë. Basha do të zhvillojë një takim pasditen e sotme me të rinjtë, ku pritet të diskutohen shumë çështje, teksa kjo lëvizje vjen pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se do të mbledhë grupin e tij parlamentar. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 13:00. Sakaq, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi do të zhvillojë mbledhje grupi me çështje diskutimi, ligjin për pagat që pritet të votohet nesër në Parlament.
Kujtojmë se Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike një vit më parë pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe në krye të PD-së u vendos Sali Berisha.
Pas vendimit të gjykatës, PD u drejtua nga kreu në detyrë Enekelejd Alibeaj. Rikthimi i Bashës u paralajmërua nga disa analistë, teksa dhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi foli për këtë lëvizje të tij. /btvnews.al