E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Lulzim Basha rikthehet me 4 propozime: Lista të hapura, veting politikanëve, kufizimi i mandateve për kryeministrat dhe vota e emigrantëve

Lulzim Basha në takimin e parë pas rikthimit në jetën politike aktive bëri 4 propozime. Në takimin me të rinjtë, Basha foli për listat e hapura, vetingun e politikanëve, kufizimin e mandateve për kryeministrin dhe votat e emigrantëve.

“Listat e hapura, vetingu i politikanëve, kufizimi i mandateve dhe diçka që sot me vendim të Gjykatës Kushtetuese është e detyrueshme, por nuk ka asnjë përpjekje për ta bërë realitet, vota e emigrantëve.

Midis 35-42% e bashkatdhetarëve tanë nuk ndodhen fizikisht në Shqipëri. Të gjithë i dimë arsyet se pse. Janë larguar dhe vazhdojnë të largohen në mënyrë masive, por nuk kanë të drejtë të shprehen me votë si qytetarët, vëllezërit tanë në Kosovë apo qytetarët e vendeve të tjera të BE-së.

Listat e hapura, vetingu i politikanëve, kufizimi i mandateve, votat e emigrantëve. Kam dhe shumë për të thënë, por mendoj si për nisje kemi mjaftueshëm për të folur, por edhe për çështje të tjera për të cilat jemi mbledhur sot këtu”, u shpreh Basha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit