E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Qeveria merr vendimin për ukrainasit e ardhur në Shqipëri për shkak të luftës: Mund të qëndrojnë pa leje deri në 2 vjet

Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjasë afatin për hyrjen dhe qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri, të cilët vijnë në vendin tonë për shkak të luftës. Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, nga 1 vit tashmë ata kanë mundësinë që të qëndrojnë pa leje deri në dy vjet.

“Vendosi: Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …””, thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë që më 18 Mars, qeveria mori vendim që qytetarët ukrainas të qëndrojnë pa leje në vendin tonë deri në 1 vit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit