Pas më shumë se një viti shkëputje nga jeta publike politike, Lulzim Basha, është rikthyer në skenë dhe organizoi një takim me të rinjtë.
Në fjalën e tij para të rinjve, Basha foli për zgjedhjet dhe fushatë elektorale dhe theksoi se politika ka treguar që riciklon të vjetrën. Sipas Bashës duhet krijuar një sistem që i jep hapësirë dhe konkurrencë rinisë dhe shtoi se dita e zgjedhjeve vendore, ishte data e skandencës përfundimtare të sistemit politik në Shqipëri.
“Ka kohë që nuk flitet për hallet dhe problemet e njerëzve. Si mundet që rinia e cila është gjaku i shoqërisë, është palca e saj, të angazhohet kur nuk jepet hapësira për t’u angazhuar. Në tërësi politika ka treguar që në vend që të hapë rrugë, pra mos të riciklojë të vjetrën, por të qarkullojë elitat bën të kundërtën, riciklon të vjetrën. Si do të krijohet hapësira për të rinjtë nëse e vjetra riciklohet pa fund? Si do hapet rruga për të rinjtë? Do varet kjo nga vullneti personal i liderit? Është kjo rruga për të zgjidhur gjërat? Apo do të krijojmë një sistem që i jep një hapësirë dhe konkurrencë rinisë.
Unë jam për këtë të fundit. Unë besoj se politika në këtë moment ka humbur çdo të drejtë që t’i kërkojë besim shoqërisë, por duhet t’i japë besim shoqërisë. Duhet t’i japë besim rinisë dhe jo me fjalë, por me akte. Mendoj që 14 Maji është data e skadencës përfundimtare të sistemit politik në Shqipëri. Të sistemit politik të ndërtuar pas ndryshimeve kushtetuese të 2008-s. Ndryshime të bëra në atë kohë nga kryeministri i kohës me kryetarin e opozitës së kohës, të dy janë akoma në skenën politike të cilët ngushtuan vendimmarrjen në pak duar. Të cilët pamundësuan që qytetarët shqiptarë të zgjedhin vetë kë duan si deputetë”, u shpreh Basha./btvnews.al