Një 40-vjeçar shqiptar i arrestuar në Belgjikë rrezikon që të dënohet me 3 vite burgim. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar në një plantacion kanabisi në zonën e njohur si Kraainem.
Autoritetet akuzojnë shqiptarin se ai është pronari i bimëve narkotike, por avokatët e tij mbrojtës kanë deklaruar se ai luante një rol të vogël në gjithë veprimtarinë kriminale.
Gjatë ndërhyrjes së policisë në banesën e kthyer në plantacion për rritjen e kanabisit, policia sekuestroi tetë thasë me kanabis të gatshëm për shitje si edhe 688 rrënjë kanabisi të shpërndara në 3 dhomat e shtëpisë.
Pas hapjes së celularit personal të shqiptarit, autoritetet kanë zbuluar se ai ndodhej në Belgjikë prej 2 muajsh dhe se i ishin premtuar 3500 euro në muaj për t’u kujdesur për bimët./btvnews.al