E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

U ribashkua me Noizy-n, reperi Stresi: Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, ka folur për marrëdhënien e tij me reperin tjetër Noizy. Në një intervistë të dhënë së fundmi, tha se bashkëpunimi i tij me Noizy-n po ecën shumë mirë.

“Të them të drejtën, jam interesuar duke pyetur dhe Noizy-n. Në Londër jemi numër 1 ‘trending’ prej tre ditësh dhe është shumë një këngë shqiptare të qëndrojë numër 1 ‘trending’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Kënga po ecën me ritmet e huaja, me thënë të drejtën e kemi pritur kështu. Çdo gjë ka qenë me paramendim, edhe shakaja që bëmë“, tha ai.

Para publikimit të bashkëpunimit, Noizy dhe Stresi ishin kryefjalë e portaleve nga disa postime në rrjetet e tyre sociale ku dukej qartazi se ishin ‘thumba’ për njëri-tjetrin dhe ku gjithashtu nuk ndiqeshin më. Kjo situatë u komentua si një zënkë mes artistëve, por në fakt ishte e gjitha një ‘prank’ nga ana e tyre.

“Ideja ishte e imja, i thashë Noizy-t që ta bëjmë. Mirë më tha, po para koncertit. Edhe na erdhi mundësia para se të nxirrnim këngën.

Njerëzit që ne na besojnë dhe kanë parë sa e shëndetshme është si shoqëri, janë mërzitur shumë nga kjo shaka, njerëz që me të vërtetë i vlerësoj, kurse njerëzit që me padurim presin të zihemi, çfarë nuk thanë. Ne i shihnim dhe vetëm qeshnim“, shtoi artisti./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit