E martë, 8 Prill, 2025

Akurozhen për spiunazh, dalin nga qelia dy shtetasit rus dhe ukrainasi. Gjykata vendosi që…

Prokuroria e Elbasanit i kërkoi këtë të enjte gjykatës që të lironte  dy shtetasit rusë dhe një ukrainas, të arrestuar disa muaj më parë në uzinën e Gramshit, pasi akuzoheshin si spiun.

Prokuroria kërkesën e saj e argumtonte me faktin se të tre personave u kishte mbaruar afati i paraburgimit. Pas marrjes së kërkesës në fjalë, Gjykata e ka pranuar, duke liruar kështu tre rusët nga qelia.

Tashmë, dy shtetasit rusë Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva janë me “detyrim paraqitje”, ndërsa ukrainasi Fedis Alpatov do të jetë në “arrest shtëpie”.

Po ashtu këta të fundit do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor për verifikimet përkatëse.

Ata u ndaluan mbrëmjen e 20 gushtit të një viti më parë në Çekin të Gramshit, brenda uzinës së armëve në këtë qytet, pasi u pikasën nga 2 ushtarakë, duke filmuar ambientet e brendshme të uzinës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit