E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dibër/ Po ruante bagëtitë, mbytet në liqenin e fshatit 13-vjecari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shumbat të Dibrës, ku një 13-vjeçar është mbytur në liqen.

13-vjeçari ka qenë duke kullotur bagëtitë dhe rreth orës 14:00 të ditës së djeshme ka humbur gjurmët.

Pas denoncimit në komisariatin e Dibrës nga familjarët kanë nisur kërkimet në bashkëpunim me banorët e zonës për gjetjen e 13-vjecarit.

Pas rreth dy orësh kërkimesh mëngjesin e sotëm është bërë e mundur nxjerrja nga uji i trupin të pajetë.

Dyshohet se i mituri është mbytur aksidentalisht.

Njoftimi i policisë!

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbremjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.

Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit