Makina e avokatit Adriatik Lapaj është përfshirë nga flakët.
Ai po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet kur makina në lëvizje shpërtheu në flakë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /btvnews.al