Për ditën e sotme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 15 deri në 23 °C, në vendet e ulëta nga 12 deri në 27 °C dhe në vendet malore nga 9 deri në 20 °C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare dhe nuk parashikohet që të ketë probleme./btvnews.al