E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Do shihemi nga një cep tjetër i botës”, Kejvina Kthella merr vendimin drastik: Do largohem nga mediat shqiptare, s’më kanë trajtuar me dashuri

Modelja Kejvina Kthella, e cila vitet e fundit është në qendër të mediave për shkak dhe të jetës së saj private ka marrë një vendim drastik.

Ish-banorja e BBV, që mori famë pas shuplakës qëi dha fituesit Luiz Ejlli, ka njoftuar se do të largohet nga mediat shqiptare.

Në një postim në InstaStory, ajo tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat. Madje, ajo tregon se publiku do ta shikojë me projekte të reja nga një tjetër cep i botës.

Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale.

Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”, është ky njoftimi i modeles./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit