E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

KQZ certifikon rezultatin, i jep mandatin e kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit

KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe i ka dhënë mandatin e kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit.

Beleri ndodhet në burg pasi pak ditë më parë, gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest në burg” për Fredi Belerin. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim” për blerje të votave për zgjedhjet vendore.

Në seancë, Beleri ka mohuar sërish akuzën e ngritur nga SPAK. Ai pretendoi se nuk ka lidhje me shit-blerjen e votës dhe kërkoi drejtësi. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit