E diel, 1 Dhjetor, 2024

Makina në lëvizje u përfshi nga flakët, reagon avokati Adriatik Lapaj: Ishte thjesht defekt

Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar pasi mjeti i tij u përfshi nga flakët teksa po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se është mire dhe se makina e tij ka pësuar një defekt teknik.

Ndërsa theksoi se ngjarja nuk ka qenë e qëllimshme.

“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua”, shkroi ai.

Makina në lëvizje u përfshi nga flakët, reagon avokati

Njoftimi i policisë:

Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit