E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Me gjysmë kilogrami kokainë në makinë dhe 35 mijë Euro, arrestohet 2 shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë vënë pranga nga policia në Itali, pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme droge. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende me dije u kapën me gjysmë kilogram kokainë dhe 35 mijë euro cash të fshehura në makinë.

Mësohet se të arrestuarit janë të moshës 35 dhe 38 vjeç. Gjatë ndalimit për kontroll rutinë nga policia rrugore, oficerët kanë vënë re shenja nervozizmi tek dy shqiptarët, ndaj vendosëm të kryenin një kontroll.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti brenda në makinë disa qese me kokainë me peshë rreth 500 gram, 35800 euro cash dhe katër celularë të fshehura poshtë tapetave të mjetit.  Droga vlerësohet me rreth 250 mijë euro, nëse do shiteshin të ndara në doza.

Tashmë dy shqiptarët ndodhen në burgun e Pulias, kur presin të marrin gjykimin nga drejtësia italiane./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit