E premte, 18 Prill, 2025

Punonin në një fabrikë teli, disa punonjëse dërgohen në spital me shenja asfiksie

Disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë fshaqur shenja asfiksie.

Policia bën me dije se 2 prej tyre po marrrin mjekim në spital, ndërsa punonjëset e tjera janë në gjendje shëndetësore më të stabilizuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.

Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit