E diel, 1 Dhjetor, 2024

Rama paralajmëroi rritje të çmimit të energjisë, Tabaku: E kaluan lumin e zgjedhjeve! Qeveria e pakicës!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Parlament për rikthimin e diskutimit për fashat e energjisë, që mund të sjell një rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Në një reagim në mediat sociale, Tabaku shprehet se kjo është një qeveri e pakicës dhe se ndërkohë që kudo flitet diversifikim të çmimit dhe çmimi është në rënie, mazhoranca shqiptare diskuton rritjen.

Kryeministri pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike!

Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!”, ka shkruar ajo./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit