E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rezultate surprizë në javën e 35-të, Tirana rrezikon titullin pas barazimit. Partizani ngjitet në vendin e parë

Ndeshjet e javës së 35-të të Kategorisë Superiore dhuruan rezultate që mund të jenë vendimtare në garën për titullin kampion.

Tirana u ndal në barazim 2 me 2 me Bylisin dhe rrezikon seriozisht që të mos jetë fituese e titullit, pasi Partizani tashmë ndodhet në vendin e parë me pikë të barabarta me bardhë e blutë.

Kjo renditje kushtëzohet nga përballjet direkte, pasi demat e kuq kanë bilanc më të mirë në derbi.

Ndërkaq, është Teuta që e sheh veten në zonën e Europës falë fitores ndaj Egnatias, ndikuar dhe nga rezultati mes Vllaznisë dhe Laçit.

Në fund të renditjes ndodhet Kastrioti që matematikisht ka rënë nga kategoria, ndërsa Bylisi mban gjallë shpresat për play-off./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit