E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“U zyrtarizua pushtimi i katër komunave”, Serbia reagon ashpër pas betimit të kryetarëve të rinj në veri të Kosovës

Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka reaguar me tone të forta pas betimit të krerëve të rinj të 4 komunave në veri të Kosovës.

Në një reagim, ai thotë se me betimin e kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës, është zyrtarizuar pushtimi i katër komunave.

Pushtimi nuk ka qenë kurrë situatë e përhershme në histori, andaj nuk do të jetë as në katër komunat në veri të Kosovës, dhe do të përfundojë së shpejti, megjithatë, populli serb, më shumë se pushtimin e Kurtit, do ta mbajë mend mënyrën e turpshme sesi demokracitë e rreme e kanë dhënë dritën e gjelbër për diçka të tillë”, shprehet Petkoviç.

Kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, të gjithë janë shqiptarë pas bojktotit të zgjedhjeve nga partia serbe në Kosovë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit