E shtunë, 19 Prill, 2025

VIDEO – “Vari leshtë”, nënkryetaren e Kuvendit e tradhëtojnë nervat nga lodhja dhe lëshon gojën duke thyer etikën e institucionit

Seanca e sotme plenare ishte e gjatë dhe me diskutime të shumta, ku në fund deputetët vendosën që të rrisin pagat e tyre.

Kjo seancë e gjatë duket se ka lodhur nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila drejtoi seancën në mungesë të Lindita Nikollajt.

Pas debateve të shumta në seancë për projektligjin për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat dhe të disa kategorive të tjera duket se zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn e kanë ‘tradhtuar’ nervat dhe e ka lëshuar gojën duke shkelur etikën.

Teksa vijonte me procesin e votimit të projektligjit në parim dhe nen për nen, Felaj harroi se kishte hapur mikrofonin dhe duke kërkuar një dokument tha: ‘vari leshtë!’./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit